Zamorano beson te mrekullia: Ata janë favoritë për titullin

28 Nëntor 2020
14:41
Denis Hakanaj

Ivan Zamorano, ish-sulmuesi historik i Inter-it dhe Kilit, ka bërë një deklaratë të befasishme në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

“Favoritët për titullin? Sassuolo!”, ka thënë pa asnjë dyshim Zamorano.

“Mendoj se luajnë më mirë edhe pse Juventus dhe Inter janë më të fortë”.

Në lidhje me Inter-in: “Sanchez është perfekt për lojën e Conte-s dhe mund të luajë bashkë me Lukaku-n dhe Lautaro Martinez. Tani është mirë dhe mund të jetë vendimtar”.

“Vidal mbetet një kampion edhe pse e jeton ndeshjen si jetë ose vdekje. Ai e lë zemrën në fushë, për mirë dhe për keq”.

Për Juventus-in dhe Pirlo-n trajner: “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë ta shihja në stol, por më pëlqen filozofia e tij. Pas një fillimi të vështirë, po fillojnë të shihen frytet e para”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit