Zanetti mposht Ronaldon, ja i huaji më i madh në historinë e Interit

3 Qershor 2020
11:21
Alfred Lleshi
back button

Nuk është Ronaldo, braziliani i njohur si “Fenomeni”, futbollisti i huaj më i madh në historinë e Interit. Këtë status e ka merituar Javier Zanetti, të paktën sipas përzgjedhjes së lexuesve të “Gazzetta dello Sport”. Këta të fundit kanë shprehur verdiktin e tyre online dhe rezultati i sondazhit të prestigjiozes sportive italiane ishte i qartë: ish-kapiteni zikaoltër, tashmë në rolin e zv.presidentit ka triumfuar.

Zanetti ka fituar në të gjitha raundet e sondazhit përqindje shumë të larta votash, së pari duke eleminuar Ibrahimovic me 90% të preferencave, pastaj Cambiasso me 91.1% dhe në fund Suarez me 74.3%. Argjentinasi triumfoi edhe në rezultatin e raundit përfundimtar të votimit online, pa dyshim më i ulët, por gjithsesi i rëndësishëm: 63.4% ndaj 36.6% të Ronaldos. E shkëlqyeshme ishte edhe rruga e “Fenomenit” deri në finishin e këtij sondazhi, që mbizotëroi ndaj Djorkaeff (95.7%), Maicon (91.2%) dhe Milito (68.5%).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit