Zanetti përshëndet Ranocchia: Një simbol i vërtetë i interizmit, model i besnikërisë

24 Maj 2022
8:00
Alfred Lleshi
back button

Lotë në “San Siro” për Andrea Ranocchia-n pas Inter-Sampdoria, ndeshja e fundit e mbrojtësit te zikaltrit. Ish-kapiteni i skuadrës milaneze, Javier Zanetti, i dedikoi atij një mesazh në rrjetet sociale:

“Andrea, vitet e fundit ke qenë një simbol i vërtetë i interizmit. Brenda dhe jashtë fushës. Një model i mirë për të gjithë, me aftësi për të qenë gjithmonë gati. Shumë momente të pashlyeshme do të ruajmë nga ju. Interi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj, me dashurinë dhe respektin e tifozëve të Interit. Faleminderit”.

Edhe lamtumira e Arturo Vidalit me Interin është e sigurt dhe në fund të sezonit do të lirohet pas dy vitesh. Dhe, siç rrëfen “Il Giorno”, dje kilieni ishte i vetmi i sfiduar nga publiku gjatë ndeshjes kundër Sampdorias:

“Kiliani ishte protagonist i episodit të vetëm në të cilin bilbilat erdhën nga tribunat. Mjaftoi një pasim vertikal i gabuar në drejtim të Dumfries, me rastin e një kundërsulmi, për të shkaktuar ankesat e publikut. Një reagim i ardhur nga dy vitet e luajtura te zikaltrit, nën pritshmëritë në planin personal, sesa nga një ndeshje me performancë të mjaftueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit