Zaniolo del nga spitali, por mjekët i japin “recetën” e hidhur

16 Janar 2020
12:23
Alfred Lleshi
back button

Nicolò Zaniolo, së bashku me familjen e tij u larguan nga “Villa Stuart” rreth orës 11:00, për t’u kthyer në shtëpi, pas operacionit në gju. Lojtari i Romës i ka shmangur kamerat. Tani e tutje mendon vetëm për rikthimin në fushë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Zaniolo, duke filluar nga nesër, do të fillojë fizioterapinë mes “Villa Stuart” dhe “Trigoria”. Familja dhe agjenti Vigorelli i janë shumë mirënjohës profesorit Mariani për afërsinë që tregoi me Nicolo në këtë moment të vështirë.

“Sipas protokollit mjekësor, veçanërisht sipas fjalëve të profesor Mariani, koha e rikuperimit është katër muaj. Pastaj, do t’i takojë klubit të vendosë për pjesën tjetër”, – ka sqaruar agjenti i talentit italian. Pra, Zaniolo nuk ka gjasa të luajë në Kampionatin Europian, por të rikuperohet dhe përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit