Zaniolo mund të zhbllokojë transferimin e Dzekos tek Inter

16 Korrik 2019
19:42
back button

Edin Dzeko është një objektiv serioz i Interit dhe zikaltrit kanë disa javë që negociojnë me Romën për shërbimet e sulmuesit bosnjak. 

Deri tani bisedimet me romanët nuk kanë qenë të suksesshme, por një zgjidhje alternative mund të vijë shumë shpejtë. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, çelësi që mund të zhbllokojë këtë operacion është Nicolo Zaniolo. 

Inter është gati të heqë dorë nga 15% e shumës që do të fitonte nga shitja e Zaniolos dhe kërkon që Roma të ulë kërkesat e saj për Dzekon. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit