Zaniolo pushton Europën, vetëm Messi është më i mirë se ai

21 Nëntor 2019
10:08
Alfred Lleshi
back button

Ajo që po përjeton Nicolò Zaniolo tregon se është sezoni i “shenjtërimit” përfundimtar. Pasi u propozua vitin e kaluar si një nga talentet më të mëdha të skenës së futbollit italian, këtë sezon po e konfirmon veten në nivele shumë të larta. Titullari i padiskutueshëm i Romës ka realizuar 3 gola në 12 ndeshjet e para të kampionatit italian (të gjitha midis javës së 9-të dhe të 11-të), duke bërë paraqitje gjithmonë e më mbresëlënëse. Së fundi, ai ka gjetur edhe golat e parë me fanellën e kombëtares.

Zaniolo është një lojtar me karakteristika të rralla, për sa i përket cilësisë dhe fleksibilitetit. Ekziston edhe një fakt, që e konfirmon më tej peshën e tij specifike brenda “tabelës së shahut” të trajnerit Fonseca: driblimet e suksesshme. Shifra iu referohet driblimeve të tij në këtë edicion të “Europa League”. Zaniolo ka luajtur deri më tani katër ndeshje në këtë kompeticion kontinental (shënoi kundër Basaksehir dhe Borussia Monchengladbach), ose 333 minuta lojë, kohë në të cilën ka përfunduar me sukses 17 driblime.

Askush tjetër në këtë pjesë të parë të “Europa League” nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai. Dhe, nëse e zgjerojmë vështrimin në krejt garat europiane, në përgjithësi, talenti italian renditet i dyti në këtë drejtim, vetëm pas Leo Messit. Kampioni argjentinas i Barcelonës, në 301 minuta të luajtura deri më tani në Ligën e Kampionëve, ka kryer 28 driblime të suksesshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit