Zarco siguron “pole” në Angli, Quartararo e Bagnaia sfidë nga vija e dytë e nisjes

6 Gusht 2022
19:03
Gentian Spiri

Piloti francez i Ducati Pramac, Johann Zarco, siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën e Silverstone, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Anglisë në MotoGP. Ai ndali kronometrin në 1’57”865, duke qenë më i shpejti në pistë.

Një paraqitje e mirë e francezit, që befasoi të gjithë, duke lënë pas spanjollin e Aprilia, Maverick Vinales (i dyti). Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua australiani i Ducatit zyrtar, Jack Miller. Këta tri pilotë do ta nisin garën nga vija e parë e startit.

Akoma më spektakolare është vija e dytë e nisjes, ku ndodhen kryesuesi i botërorit dhe kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo (i katërti me Yamaha), italiani Francesco Bagnaia (i pesti me Ducati) dhe spanjolli Aleix Espargaro (i gjashti me Aprilia).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit