Zbardhet dëshmia e papritur e Ilary Blasi në gjykatë për Rolex-ët që ia rrëmbeu Tottit

17 Nëntor 2022
8:00
Alfred Lleshi

E përjavshmja “Chi” ka zbuluar një sfond të ri për ndarjen mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti. Mesa duket avokatët përkatës do të bënin gjithçka për të arritur një marrëveshje përpara marsit 2023, pa përfunduar sërish në gjykatë dhe pa krijuar një tjetër proces mediatik.

Ish-bashkëshortët së fundi janë takuar sërish para gjykatësit për të dhënë versionin e tyre të fakteve mbi rastin tashmë famëkeq të Rolex-ëve të vjedhur. Sipas versionit të prezantueses televizive, orët në fjalë ishin katër objekte të çmuara dhe jo një koleksion miliona dollarësh siç supozohej fillimisht.

Rolex-ët kishin qenë dhuratë nga Totti për ish-gruan e tij, e cila do t’i kishte rimarrë ato, sepse: “Doja që ato ora të qëndronin me mua dhe fëmijët tanë”. “Avokatët e dy palëve u takuan në fshehtësi të madhe (por gazetarët i ndoqën) për të vlerësuar mundësinë e arritjes së një ndarjeje konsensuale. Ilary dhe Totti duan ta shmangin shkuarjen në gjykatë me ‘dritat ndezur’, në mars 2023”, – shkruan e përjavshmja italiane në fjalë.

Mbetet të vendoset vetëm për sa i përket ndihmës së fëmijëve (detyrimit mujor), duke qenë se Ilary nuk ka ndërmend ta kërkojë këtë mbështetje financiare për vete. Po kështu, palët duket se janë dakordësuar që vila në Eur t’iu mbetej tre trashëgimtarëve (fëmijëve), të cilët për momentin do të jetojnë me nënën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit