Zbardhet kalendari i Superiores për sezonin e ri, ja kur do të luhet derbi i parë i kryeqytetit

15 Korrik 2022
11:29
Alfred Lleshi
back button

U hodh sot shorti për ndeshjet e kampionatit të ri të Superiores. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, Ilir Shulku udhëhoqi procesin e zbardhjes përmes goglave dhe skemës përkatëse të kalendarit të kampionatit, që do të vijojë të luhet me katër faza dhe dhjetë skuadra.

Pra, ndeshjet e fazës së parë do të jenë si në kalendarin më poshtë, ndërsa ato të fazës së dytë me “ndërrim vendesh”. Skuadra pritëse do të jetë udhëtuese dhe asnasjelltas. I njëjti “kurs” i dyfishtë do të përsëritet edhe në dy fazat e tjera.

Kujtojmë se në Kategorinë Superiore, gjatë sezonit 2022-2023 do të luajnë këto skuadra: Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kastrioti, Egnatia, Bylis dhe Erzeni. Këto dy të fundit janë skuadra debutuese.

Duke qenë se në nëntor-dhjetor do të luhet Botërori i Katarit, edhe kampionati ynë kombëtar (Superiorja) do të ndërpritet. Më saktësisht, Superiorja do të “ulë qepenat” nga 14 nëntori 2022 deri më 7 dhjetor.

Derbi i parë i kryeqytetit mes kampionëve në fuqi të Tiranës dhe Partizanit do të luhet në kuadrin e javës së 6-të të kampionatit. Sipas planifikimit aktual të FSHF-së, Kategoria Superiore do të startojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet më 24.05.2023.

Kalendari i Abissnet Superiore:
Java 1
Partizani – Egnatia
Laçi – Teuta
Bylis – Kastrioti
Erzeni – Vllaznia
Kukësi – Tirana

Java 2
Egnatia – Tirana
Vllaznia – Kukësi
Kastrioti – Erzeni
Teuta – Bylis
Partizani – Laçi

Java 3
Laçi-Egnatia
Bylis-Partizani
Erzeni-Teuta
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Vllaznia

Java 4
Egnatia-Vllaznia
Kastrioti-Tirana
Teuta-Kukësi
Partizani-Erzeni
Laçi-Bylis

Java 5
Bylis-Egnatia
Erzeni-Laçi
Kukësi-Partizani
Tirana-Teuta
Vllaznia-Kastrioti

Java 6
Egnatia-Kastrioti
Teuta-Vllaznia
Partizani-Tirana
Laçi-Kukësi
Bylis-Erzeni

Java 7
Erzeni-Egnatia
Kukësi-Bylis
Tirana-Laçi
Vllaznia-Partizani
Kastrioti-Teuta

Java 8
Egnatia-Teuta
Partizani-Kastrioti
Laçi-Vllaznia
Bylis-Tirana
Erzeni-Kukësi

Java 9
Kukësi-Egnatia
Tirana-Erzeni
Vllaznia-Bylis
Kastrioti-Laçi
Teuta-Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit