Zbardhet plani i Real Madridit për të firmosur me Mbappe

16 Tetor 2019
9:03
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi ka caktuar një afat kohor, verën e vitit 2021, për të provuar nënshkrimin me Kylian Mbappe, sipas “Marca”. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, mbetet i vendosur për ta marrë francezin në kryeqytetin spanjoll, por është i gatshëm të presë derisa vlera e kartonit të tij të bjerë, për të firmosur me talentin 20-vjeçar, kampion bote me Francën që prej vitit të kaluar. Pra, Neymar nuk është më objektiv madhor, por ylli francez.

Mbappe është nën kontratë me PSG deri në vitin 2022, ndërsa të bardhët shpresojnë se ai do t’i rezistojë çdo oferte për zgjatjeje (rinovim) të marrëveshjes me parizienët. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që tarifa për transferimin e tij të ulet ndjeshëm, meqë marrëveshja aktuale i përfundon. Një vit para skadimit të kontratës së tanishme, Real Madridi do të nisë sulmin për Mbappe, duke e ditur se kampionët e Ligue 1 do të detyrohen ta shesin, për të mos iu ikur falas në vitin 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit