“Zbrazet” Partizani, pas Telushit konfirmohet largimi i radhës

10 Gusht 2020
14:30
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka të ndalur “hemoragjia” te Partizani. Pas Bruno Telushit, që e konfirmoi vetë “divorcin” me të kuqtë përmes rrjeteve sociale, jo pa zhgënjim e hatërmbetje; radhën për ta bërë këtë e ka pasur shkodrani Esin Hakaj. I ardhur nga Teuta e Durrësit, mbrojtësi në fjalë duhet të gjejë skuadër tjetër për ta vazhduar karrierën, pasi është bërë “dalje” nga “demat” dhe Ilir Daja.

Ja mesazhi i tij për ndjeskësit: Pershendetje, sot zyrtarisht nuk jam me lojtar i Partizanit . Dua te falenderoj presidentin, drejtusit, tifozet dhe shoket e ekipit per mbeshtetjen. I uroj suksese ekipit te Partizanit. Faleminderit!”

Kujtojmë se 23-vjeçari ishte pjesë e të kuqve në dy periudha të ndryshme. Fillimisht në sezonin 2016-2017 dhe pastaj në sezonin 2019-202. Në karrierë ka veshur edhe fanellën e Vllaznisë së zemrës sdhe Teutës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit