“Zbrita me këmbë në tokë, tani me Tuchel ndryshuan gjërat” Werner tregon pengesat londineze!

22 Shkurt 2021
22:30
Telesport
back button

Sulmuesi i Chelsea, Timo Werner foli për Kicker.de për përvojën e tij në Angli dhe kritikat që ai mori për performancën e tij (10 gola në 33 paraqitje këtë sezon):

“Në muajt e fundit unë kam zbritur përsëri në tokë! Nuk konsiderohem më një super sulmues. Ardhja e Tuchel si trajner, sidoqoftë, po më ndihmon shumë sepse unë mund të flas gjermanisht me të, ndërsa me anglisht, edhe pse po e studioj, nuk kam qenë gjithmonë në gjendje të shprehem siç doja dhe unë duhej të isha i kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime.

Ndërsa tani ndihem pak më shumë si në shtëpi. – vazhdon Werner pastaj duke folur për ekipin kombëtar – Unë jam i lumtur që Low është konfirmuar, do të kishte qenë e gabuar të ndryshoja trajner disa muaj pas Kampionatit Evropian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit