Zbulimi, Bartomeu dhe Abidal mbrojnë rebelin e Barçës

22 Gusht 2019
13:36
Denis Hakanaj
back button

Edhe i dëmtuar, Ousmane Dembele ka arritur të zemërojë ambientin e Barcelona-s. Francezi do të duhet të qëndrojë larg fushave për pesë javë për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshë. 

Megjithatë, sjellja e tij e papërgjegjshme ka shkaktuar zemërimin e klubit katalanas. Siç ka bërë të ditur Cadena Ser, në fakt, stafi teknik dhe ai mjekësore janë lodhur nga sjellja aspka profesionale e francezit. 

Jetë e çrregullt, video-lojëra dhe vonesa. Një sjellje aspak e përshtatshme për një futbollist të këtij niveli. 

Por, duke cituar një burim afër klubit, radioja spanjolle ka bërë të ditur se, pavarësisht se i gjithë ambienti është i zemëruar me të, Dembele ka dy aleatë shumë të fuqishëm: Erik Abidal dhe Bartomeu, që duket se janë të çmendur pas tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit