Zbulimi i rëndë vjen nga Spanja: Ja sa do të mungojë Alexis Sanchez

13 Tetor 2019
22:28
back button

Lajme negative për Inter. Alexis Sanchez vijon të vuajë një dëmtim të rëndë të pësuar në ndeshjen që Kili luajti ndaj Kolumbisë, teksa pësoi ndrydhje të ligamenteve të kaviljes, të shkaktuar nga ndërhyrja e juventinit Cuadrado.

Parashikimet e para mbi sa kohë do të mugnojë kileni, vijnë nga Spanja. Është “El Mundo Deportivo” që raporton se Sanchez mund të ketë mbyllur tashmë para kohe vitin 2019. Një mungesë prej të paktën dy muaj që vjen si një lajm shkatërrues për trajnerin Antonio Conte.

Tekniku zikaltër shpresonte shumë te ish-futbollisti i Manchester United, veçanërisht për këtë periudhë të sezonit. Gjithsesi, një përgjigje më e saktë mbi rikuperimin e Sanchez pritet pas testeve dhe analizave që kileni do të zhvillojë në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit