Zbulohen mesazhet e China Suarez për Icardin: Më dhemb të të shoh me Wandën

25 Nëntor 2021
13:30
Alfred Lleshi

China Suarez i rrëfeu ndjenjat e saj Mauro Icardit dhe e bëri këtë gjatë kohës që po shkruanin mesazhe. Në këto orë po del në pah përmbajtja e bisedave të tyre. Aktorja, për shembull, i kishte shkruar për fotot që postonte me Wandën: “Më dhemb të të shoh me të”. Për ta raportuar këtë ka menduar programi televiziv argjentinas LAM. Gazetari Ángel de Brito raportoi disa fragmente: “Do të ndaheni nga gruaja. Unë nuk flas me të martuar, por me ju ia kam lejuar vetes”.

Sidoqoftë, Mauro Icardi nuk do të kishte qenë lojtari i vetëm, që China Suarez do të kishte dashur të fitonte. “Kam tre emra lojtarësh, njëri do të bëhet i ditur së shpejti, sepse gruaja e tij dëshiron të flasë”, – tha Ángel de Brito. Nga ana tjetër, një nga gjërat që shqetësoi thellësisht Wanda Narën në këtë aferë është se ka zbuluar se Mauro Icardi ka paguar për dhomën e China Suarez. “Doli që në fund Icardi pagoi hotelin ku u takua me China, jo anasjelltas”, – konfirmoi de Brito.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit