Zbulohen mesazhet, ja si Duka ia “rrëmbeu” sulmuesin Kosovës

6 Nëntor 2019
14:30
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Florian Kamberi, i rritur në Zvicër, i cili luajti me sukses edhe për Zvicrën U-21, vendosi t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë dhe jo asaj të Kosovës. Pyetja që lind është e tillë: a ishte i interesuar Kamberi që të luante për Kosovën? Mesazhet në rrjetin social të Facebook, por edhe në “Viber”, janë treguesi se utbollisti donte “Dardanët”, por nuk e di pse nuk u ftua. Shkaqet duhet t’i shpjegojë Federata e Futbollit të Kosovës. 

Këtu po paraqesim mesazhin e familjarit të Florianit, Adrian Kamberit, ku konfirmon bisedën me Armand Dukën, kreun e FSHF-së. “Tash biseduam me Dukën. Dhe për 2 apo 3 ditë, nëse nuk lajmërohet Kosova, Floriani luan për Shqipërinë, – na shkroi Adriani në “Viber”. – Kush është menaxheri i Kosovës, Bajram Shala? Aha, e pashë një deklaratë dikund. Sipas tij, po duket se Kosova nuk është e interesuar për Florianin”.
Nga Prishtina, KEMAJL GOCA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit