Zbulohet arsyeja pse NBA nuk po rinis ndeshjet pas krizës së coronavirus

27 Maj 2020
9:37
Telesport
back button

Presidenti i Dallas Mavericks, Mark Cuban, në një intervistë për “Dallas Morning News”, ka sqaruar se përse ende sot nuk ka një datë të saktë për rinisjen e NBA-së. Kampionati është ndalur që në mesin e marsit për shkak të coronavirus.

E vetmja arsye se përse të gjithë po presim është se jo të gjitha ekipet dhe shtetet ku ato i përkasin kanë mundësi të bëjnë rregullisht teste ndaj coronavirus”, tha Cuban.

Siç duhet, për të mbyllur sezonin 2019-2020 në NBA duhen rreth 15 mijë teste ndaj Covid-19.

Në disa shtete është e lehtë që ekipet dhe stafi të bëjnë teste deri në fund të sezonit. Ndërsa në disa shtete është e vështirë që kjo gjë të realizohet deri në fund të sezonit”, u shpreh Cuban.

Më tej, presidenti i Dallas tha: “Ne nuk dëshirojmë që t’u heqim mundësinë për të bërë teste ndaj coronavirus qytetarëve amerikanë për të përfunduar një kampionat basketbolli pa tifozë. Të gjithë janë të barabartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit