Zbulohet data e re e duelit mes Fury dhe Usyk, të gjithë presin me padurim vitin e ardhshëm

15 Nëntor 2023
16:05
Telesport
back button

Dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes ukrainasit Oleksandr Usyk (fitore e asnjë humbje) dhe britanikut Tyson Fury (33 fitore e 1 barazim), do të zhvillohet më 17 shkurt, në Riad të Arabisë Saudite.

Lajmin e konfirmoi sot gazetari i njohur i boksit Mike Coppinger, që disa muaj më parë pat zbuluar edhe datën fillestare të këtij dueli, 232 dhjetor. Gjithsesi, kjo datë nuk është më e mundur për të dueluar dy boksierët, që kanë rënë dakord për ta shtyrë sfidën me dy muaj.

Shkak u bë sfida që Fury zhvilloi në Arabi më 28 tetor, ku fitoi me vendim shumice ndaj Francis Ngannou. Britaniku pësoi disa dëmtime, ndaj kërkoi më shumë kohë për këtë përballje me Usyk. Ndaj palët ranë dakord për datën 17 shkurt, ndërsa vendi nuk ndryshon.

Pritet që kjo datë të zyrtarizohet 24 orët e ardhshme, teksa Bob Arum, menaxheri i Fury për Amerikën, do të dalë në konferencë për shtyp. Marrëveshja për zhvillimin e kësaj sfide, në fakt, është firmosur me kohë, por ajo që ka ndryshuar është vetëm data e zhvillimit të përballjes së madhe.

Fury mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Usyk mban titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit