Zbulohet dëshira e Gegës, një mbrojtës i djathtë në listë

15 Dhjetor 2018
12:57
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani po shfaqet shumë cinik! Trajneri Skënder Gega duket si një profesor matematike, pasi po kalon çdo ndeshje me llogari të qarta dhe me laps e letër në dorë. Ekipi i “demave” po kryeson kampionatin dhe e ruajti distancën e 5 pikëve dhe pas ndeshjes të së premtes ndaj Kukësit. Në dy ndeshjet e fundit, kryeqytetasit kanë barazuar ndaj Teutës dhe verilindorëve, por kreu i tabelës mbetet i tyre dhe pas këtyre sfidave.

Merkatoja e janarit është afër dhe pavarësisht se numri një i stolit nuk pranon të flasë hapur, piketat e para janë hedhur. Nuk është më fshehtësi se të kuqtë duan Vasil Shkurtajn dhe Eduard Rrocën e Luftëtarit, por Telesport ka zbuluar dhe emrin e fundit që synon të afrojë tekniku Skënder Gega. Numri një i stolit pëlqen Erlis Frashërin e Kamzës.

Emri i tij nuk është i panjohur në kampin e kuq, pasi Gega e synoi dhe në merkaton e verës, por nuk e arriti. Ai kërkon që të ketë një rival të denjë për Labinot Ibrahimin, pasi pritshmëria për Rron Statovcin dështoi dhe i riu nuk ka debutuar me “demat”. Në kushte të tilla, tropojani do që të ketë dy alternativa në të djathtë të mbrojtjes. Nga ana tjetër, lojtari i Kamzës është i hapur për t’u larguar, por fillimisht duhet që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo nuk është problem, pasi marrëdhëniet e presidentit Naim Qarri dhe Gaz Demit të Partizanit janë shumë të mira.

Momentalisht po flitet vetëm për dëshira, pasi nuk ka diçka konkrete për lojtarin. Gega e pëlqen, por duhet të marrë dhe miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Rama. Ky i fundit thotë fjalën përfundimtare në lidhje me lojtarët që do të afrohen në skuadër.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit