Zbulohet detaji i turpshëm i çiftit CR7-Georgina, portugezi e paguan si “shërbyese”…

18 Shkurt 2020
14:16
Alfred Lleshi
back button

Çifti më i ndjekur në botë, në Instagram, është Cristiano Ronaldo-Georgina Rodríguez. Plot 216 milionë ndjekës kanë të dy, nga të cilët 16.5 milionë vetëm ajo. Mediat kanë spekuluar prej vitesh me këtë marrëdhënie, që nisi në një dyqan luksoz të veshjeve në Madrid. Georgina ishte shitësja që i shërbeu CR7. Tashmë ato janë një çift i pamartuar, ndërsa Ronaldo ka patur edhe fëmijë “surrogato”. Marrëdhënia CR7-Georgina është jokonvencionale dhe “Telecinco” e qëmton atë përmes shifrash.

26-vjeçarja e lindur, sipas disave në Jaca, sipas të tjerëve në Buenos Aires, përkujdeset për rritjen e fëmijëve të yllit portugez. “Telecinco” thotë se firmat e ndryshme i paguajnë Georgina 8 mijë euro për të reklamuar produktet e tyre në Instagram-in e saj. Megjithatë, kjo nuk është asgjë para shumës mujore, që i dashuri i paguan për të qenë partneri i saj: 100 mijë euro. Një marrëdhënie jo e pastër, sipas “Telecinco”, ndaj Georgina shte në gjendje t’i dhuronte të dashurit të saj një makinë që kushton më shumë se 180 mijë euro për 35-vjetor. 

Kjo media spanjolle spekulon kësisoji mbi të ardhurat që ajo ka dhe ngulmon se CR7 e paguan midis 50 dhe 100 mijë euro në muaj për shpenzimet e saj dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Po ashtu, “Telecino” kujton se Georgina jetonte vetëm me motrën e saj, ndërsa prindërit i kishte të divorcuar: “Babai i vdiq vitin e kaluar në Argjentinë. Pakkush guxon të flasë për këtë çështje. Nëna e saj e braktisi të shoqin kur ai ishte në burg. Georgina u vendos në moshën 17-vjeçare në Madrid. Xhaxhai i saj denoncon se partnerja e CR7 nuk shkoi as në funeralin e gjyshes. Tani duket e suksesshme, por ka pasur një jetë delikate familjare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit