ZBULOHET E VËRTETA: Sherri Lukaku-Brozovic, Conte bëri “sehir” për një motiv!

19 Shtator 2019
16:09
back button

Sipas “Sportmediaset”, sherri mes Lukakut dhe Brozovic nuk ka ndodhur në fund të ndeshjes së barazuar ndaj Slavia Praga në Champions, por menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ndërsa ishte i pranishëm edhe trajneri Antonio Conte, që çuditërisht nuk ka ndërhyrë.

Motivi? Trajneri zikaltër i la të shfryheshin futbollistët mes tyre, në mënyrë që kjo të sillte një reagim emotiv për pjesën e dytë dhe të fitohej ndeshja me grintë dhe nerv. Por, zikaltërit rrezikuan madje ta humbisnin sfidën. Në fund të ndeshjes, Lukaku u sqarua me Brozovic, teksa trajneri në analizën që i ka bërë ekipit një ditë më pas, ka përdorur tone të forta duke u ndalur sidomos te fakti se sjellja që të tijtë treguan në 90 minuta nuk është e justifikueshme dhe nuk duhet të ndodhë më…

“Ju dua si në 8 minutat e shtesës! Ajo është skuadra që un stërvis”, mësohet të ketë thënë trajneri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit