Zbulohet fanela e re e Milanit: simboli i qytetit në kraharor!

15 Janar 2020
14:03
back button

Dimri është shpesh sinonim i projektimit drejt sezonit të ardhshëm. Në merkato por edhe në fanella… Në këtë periudhë, në fakt, nisin projektimet dhe shembujt e parë të asaj që mund të jetë një kit zyrtar uniformash. Kështu, për Milanin, adresa e specializuar “footyheadlines.com” ka zbuluar se fanella e re Puma 2020-2021 pritet të ketë një ndryshim thelbësor: veç vijave klasike kuqezi do të jetë edhe një pjesë e Duomo, ndërtesës më të famshme në botë! Në sfondin e fanelës, në fakt, shihen qartë dizenjot e dyshemesë së Katedrales simbol të qytetit të Milanos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit