Zbulohet koincidenca e frikshme që largoi Ancelottin!

11 Dhjetor 2019
15:16
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti e ka mbyllur në mënyrën më të hidhur të mundshme eksperiencën si trajner i Napolit. Këtu e kemi fjalën për “kryengritjen” e lojtarëve në javët e fundit, të cilët kishin “target” presidentin De Laurentiis dhe jo atë. Ai që pagoi për gjithçka, sikurse ndodh rëndom në futboll, ishte trajneri. Kësaj here bëhet fjalë për një emër të madh të trajningut italian dhe europian, ndaj “mëkati” te nënkampionët e Serie A duket më i madh.

Interesant është fakti se “Carletto” u shkarkua pas një fitoreje bindëse, 4-0 ndaj Genk dhe kualifikimit të Napolit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, për koincidencë, ky nuk ishte shkarkimi i tij i parë, pas një fitoreje me katër gola diferencë. Edhe nga stoli i Real Madridit u largua me këto “valenca”; pas fitores 7-3 në La Liga, kundër Getafes, më 25 maj 2015. Pra, mes kësaj date dhe 10 dhjetorit 2019 ka shumë pikëtakime, nën emrin e Carlo Ancelottit.

Ato që ndryshojnë mes këtyre dy “stacioneve” të trajnerit të njohur italian janë trofetë e fituar te Real Madridi, por të munguar me Napolin, si dhe dy presidentët që ia “prenë kokën”: Florentino Perez dhe Aurelio De Laurenttis. Me siguri, rrugëtimi i Ancelottit nuk mbyllet këtu. Gjasat janë që ai t’ia rifillojë profesionit nga Londra, së shpejti, në stolin e Arsenalit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit