Zbulohet kontrata e re e Ibrahimovic me Milanin! Rroga e tij “simbolike” me urë kalimi në 2023

28 Qershor 2022
22:21
Telesport

Të hënën e ardhshme Milani do të fillojë tashmë sezonin e ri sportiv. Me një grumbullim të caktuar në Milanello, ku megjithatë nuk do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e skuadrës pasi do te kete pushime shtesë për nderkombëtarët e angazhuar së fundmi në Nations League.

Por do të mungojë edhe një element i rëndësishëm i skuadrës. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, kontrata e te cilit zyrtarisht do te skadojë më 30 qershor. Megjithatë, Ibra ka dërguar sinjale shumë të qarta për të ardhmen e tij.

Pavarësisht operacionit të fundit në gju, suedezi nuk ka ndërmend të varë këpucët. Ai ende dëshiron të jetë i dobishëm për Milanin edhe në moshën 41-vjeçare, duke u rikthyer në kohë për gjysmën e dytë të sezonit.

Milani pret suedezin, ai do Milanin! Palet do te gjejne gjuhen. Ibra po ben rehabilitimin e gjurit dhe ka nisur ne nje vile private te merret me veten e tij. Por, kontrata e re me kuqezinjte pritet te jete per 1 vit dhe pak e cuditshme…

Sipas Repubblica, ne fakt, kontrata e Zlatanit do te jete 100 mije euro deri ne vitin 2023, pra janar, kur ai do te kthehet ne fushe. Aty do te futen bonuset e ndeshjeve dhe golave per rrogen e tij qe do te rritej me pas deri ne fund te sezonit.

Ibra kerkon nje kontrate thjesht per faktin se duhet te jete i federuar dhe mund te levize me ekipin dhe qendroje edhe ne tribune apo stol. Ai do te ndjeke hapat e rehabilimit ne Milanello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit