Zbulohet lista e Conte-s, gjashtë emra për të ndryshuar Inter-in

12 Korrik 2020
13:30
Denis Hakanaj
back button

Sipas Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ka gati një listë dëshirash që do t’ia dorëzojë Marotta-s dhe Ausilio-s: gjashtë emra, pesë goditje në merkato dhe një konfirmim me peshë.

Në fillim duhet mbajtur Lautaro Martinez. Klubi po reziston dhe ia ka bërë të qartë Barcelona-s se nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Conte synon  ta mbajë Demin për të mos kthyer përmbys repartin e sulmit.

Lista e dëshirave

DZEKO – Është gjithmonë Dzeko goditja për sulmin që do të donte Conte. Inter ka qenë shumë afër boshnjakut verën e kaluar dhe ylli i Roma-s mbetet në krye të listës së objektivëve.

VIDAL – Një tjetër njohje e vjetër, një lidhje që nuk është zgjidhur kurrë. Kiliani është mesfushori ideal për lojën e Conte-s, por Int er-i do të presë të kuptojë se çfarë do të ndodhë me Lautaro-n para se të bëjë një tentativë.

EMERSON – Do të duhet një përforcim në krahun e majtë dhe për Conte-n profili ideal mbetet ai i Emerson Palmieri-t. Zikaltrit kanë nisur bisedimet me lojtarin, mbetet për t’u bindur Chelsea.

KANTE – Një emër me peshë që është pjesë e listës për shkak të marrëdhënies shumë të mirë që ekziston mes lojtarin dhe trajnerit të Inter-it.

Ish-ylli i Leciester nuk është më i paprekshëm te Chelsea dhe klubi zikaltër ka nisur të monitorojë situatën e tij.

VERTONGHEN – Në bazë të shitjeve të mundshme (si Godin) dhe përtej blerjes së mundshme të Kumbullës për të ardhmen, Inter-i vazhdon të ndjekë Jan Vertonghen, kontrata e të cilit me Tottenham-in skadon në fundin e këtij sezoni. Një zgjidhje “low cost” tunduese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit