Zbulohet misteri, piloti mungoi në Gjermani si pasojë e koronavirus

22 Tetor 2020
11:36
Telesport
back button

Pilotoi kanadez Lance Stroll mungoi në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë, zhvilluar 10 ditë më parë në pistën e Nurburgring, pasi doli pozitiv me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë piloti përmes një postimi në “Twitter”.

Kur mbërrita në Gjermani isha negativ, pasi kisha bërë testin. Të shtunën nisa të ndjehesha keq, kisha dhimbje në stomak. Ndoqa protokollin dhe hyra në izolim, pa shkuar në garazh. Nuk isha në gjendje të garoja, ndaj të dielën u ktheva në shtëpi”, tha Stroll, që piloton Racing Point.

Të dielën bëra sërish testin, që konfirmoi se isha pozitiv me Covid-19. Për 10 ditë kam qenë në izolim total, pa patur simptoma të mëdha”, tha Stroll që tashmë ka dalë sërish negativ dhe pritet të garojë të dielën në garën e Portugalisë.

Në pistën gjermane ai u zëvendësua nga piloti vendës Niko Hulkenberg, ndërkohë që skuadra e Racing Point deklaroi vetëm se Lance Stroll ishte i pamundur për të garuar, pa konfirmuar se ishte pozitiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit