Zbulohet njeriu që shkaktoi divorcin e Francesco Tottit dhe Ilary Blasi

16 Gusht 2022
8:45
Alfred Lleshi

Muajin e kaluar doli në dritë një lajm që tronditi botën e futbollit. Çifti i formuar nga Francesco Totti dhe Ilary Blasi, i cili dukej se ishte një nga më të njohurit në Evropë, dasma e të cilëve u transmetua në televizion dhe u pa nga më shumë se një milion njerëz, i dha fund historisë së tyre të dashurisë pas më shumë se 20 vitesh së bashku.

Pas disa ditësh thashetheme për tradhti, konfirmimi i frikshëm zyrtar erdhi përmes një deklarate. “Pas 20 vitesh bashkë, për fat të keq lidhja ime me Ilary ka përfunduar. Jam munduar ta kapërcej krizën martesore, por sot e kuptoj që ndarja, edhe pse e dhimbshme, nuk është më e shmangshme.

Do të vazhdoj të jem i bashkuar me Ilary në edukimin e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me shumë respekt për gruan time”, – u shpreh kapiteni legjendar i Romës.

Shtypi shpejt e vuri në dukje ish-futbollistin si fajtor për ndarjen dhe e akuzoi atë se kishte nisur një lidhje në shkurt me ekonomisten Noemi Bocchi. Megjithatë, as Ilary nuk u kursye nga titujt kryesorë të mediave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @cristiano1011

Nga ana e saj, prezantuesja televizive u lidh me “një djalë të ri, pas të cilit ishte marrosur”, sipas revistës së njohur “Chi”. Tashmë detaje dhe intimitete të reja të çiftit kanë dalë në dritë. Ka qenë “Corriere della Sera” ajo që ka shkruar për tradhtinë e pretenduar të kryer nga prezantuesja televizive.

Sipas mediave, Blasi do të kishte nisur një lidhje me trajnerin e saj personal dhe një nga shkaqet që do të shkaktonte ndarjen nga Totti ishte se “Il Capitano” kishte gjetur mesazhe komprometuese në telefonin e gruas.

Njeriu me të cilin Ilary Blasi ra në dashuri ishte Cristiano Iovino, me të cilin do të kishte nisur një romancë të fshehtë më shumë se një vit e gjysmë më parë. Në fakt, gazeta pretendon se prezantuesja televizive ka përfituar nga udhëtimet e saj në Milano për t’u larguar nga qendra e vëmendjes dhe për të mos vënë në rrezik atë që po përjetonte.

Në mënyrë të ngjashme, tabloidi italian detajon se paraqitja e Noemi Bocchi në jetën sentimentale të Francesco Tottit ndodhi pasi ai mësoi për tradhtinë e gruas së tij me trajnerin personal. Në fakt, deri në korrikun e kaluar, revista “Chi” zbuloi se Totti ishte parë disa herë në shtëpinë e ekonomistes, në restorantin “Isola del Pescatore” në Santa Severa, në stadiumin “Olimpico” dhe madje edhe në Monte Carlo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @cristiano1011

Po cili është Cristiano Iovino? Italiani është një trajner personal që operon kryesisht mes Romës dhe Milanos dhe ka më shumë se 50 mijë ndjekës në Instagram. Në rrjetin social ai tregon disa nga udhëtimet në Indonezi, Mykonos, Ibiza apo Lago di Como.

Ai tregon rregullisht trupin e palestruar mirë dhe plot tatuazhe. Në kronikën sociale ai ishte tashmë protagonist disa kohë më parë për lidhjet romantike me Giulia de Lellis dhe Zoe Cristofori, e cila aktualisht ka një lidhje dashurie me Theo Hernández, futbollistin e Milanit.

Tani Cristiano është kataloguar si shkaktari që ka dinamitizuar marrëdhënien e Ilary Blasi dhe Francesco Totti pas më shumë se dy dekadash së bashku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit