Zbulohet objektivi i dytë në merkato, Partizani nis sulmin e hapur

13 Dhjetor 2018
10:04
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani kryeson me meritë të plotë kampionatin shqiptar duke qenë 5 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Skënderbeu dhe Kukësi. Takimi i radhës i gjen “demat” në maloren e vështirë kundër ekipit të trajnerit Armando Cungu. Një sfidë që vlen shumë në vazhdimësinë e të dy ekipeve, më pas gjysma e kampionatit do të mbyllet me transfertën e Gjirokastrës, aty ku kryeqytetasve mund t’u mjaftojë dhe një barazim për të qenë kampion dimri.

Me mbylljen e kapitullit të parë të kampionatit nis merkatoja e janarit. Një fazë kulminante që klubet mundohen të bëjnë afrimet e duhura dhe të përforcojnë skuadrat për të qenë më lart për sprintin final të sezonit. Trajneri Gega tha në konferencën e djeshme për shtyp se do të afrohen futbollistë që mund të bëjnë diferencën dhe duket se “demat” e kanë piketuar të dytin. Fjala është për mesfushorin Eduard Rroca. Ky i fundit pëlqehet shumë në kampin e kuq dhe shpresojnë ta afrojnë që në janar.

Problemet e gjirokastritëve me rrogat bëjnë që 25-vjeçari të dalë i lirë dhe të mund të transferohet falas te kreyqytetasit. Ai mund të tërheqë me vete dhe Vasil Shkurtajn, dy dëshirat e mëdha të “demave” në janar. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se ofensiva dyshe ka nisur dhe të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri Skënder Gega. Numri një i stolit vlerëson Shkurtajn dhe Rrocën si dy lojtarë me kualitete.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit