Zbulohet plani i Interit për të blerë talentin e Genoa-s

2 Dhjetor 2019
21:21
back button

Interi është impresionuar nga Kevin Agudelo, kolumbianin 21-vjeçar i cili është përmirësuar ndjeshëm te Genoa.

Në fakt, zikaltrit janë duke studiuar mundësinë për të transferuar mesfushorin, mbase duke propozuar një operacion të ngjashëm me atë të Radu.

Sipas FcInterNews, Marotta dhe Ausilio duan të sigurojnë menjëherë lojtarin, por më pas do ta lejojnë të zhvillohet akoma te Genoa në formë huazimi deri më 2021.

Në këtë mënyrë, ai do të ketë mundësi të luajë rregullisht për të vijuar progresin e tij. Kontaktet mes klubet kanë nisur dhe ato janë serioze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit