Zbulohet plani, klubi i njohur do të tentojë edhe në janar për Dybala

6 Shtator 2019
11:25
Alfred Lleshi
back button

Tottenham do të provojë sërish për të nënshkruar me yllin e kampionëve italianë, Paulo Dybala, për shifrën e 65 milionë stërlinave, kur merkatoja të rihapet në janar. Kështu shkruan “Daily Star” duke iu referuar burimeve nga klubi i Londrës. Në fakt, “Spurs” ishin pranë firmës me argjentinasin kësaj vere, por gjërat nuk shkuan deri në fund. Megjithatë, Mauricio Pochettino mbetet një tifoz i madh i Dybala, ndaj nuk ka ndërmend të herë dorë prej tij. Mbetet të bien poshtë pengesat e fundit, sikurse janë të drejtat e imazhit, që palët të gjejnë akordin e duhur. Pikërisht në këtë pikë ngecën negociatat kësaj vere.

Dybala ka edhe tri vite kontratë me Juventusin, por ende nuk ka filluar luajtur një ndeshje si startues për këtë sezon. Bardhezinjtë duhet të gjenerojë të ardhura, pas një verë të shtrenjtë në listën e pagave dhe deficitit prej 40 milionë euro për vitin e kaluar fiskal. Për këto arsye, londinezët besojnë se Dybala do të nxirret përsëri në merkato, që në janar. 25-vjeçari, i cili ka luajtur 23 ndeshje me kombëtaren argjentinase, iu bashkua Juventusit nga Palermo më 2015. Ai shënoi 10 gola për kampionët italianë, sezonin e kaluar, por duke mos pasur më hapësirat e mëparshme në formacionin e Allegrit.

Kësaj vere, Manchester United u tërhoq nga bisedimet për të nënshkruar me Dybala, pasi pa kërkesat e tij financiare, ndaj nuk ka gjasa ta ringjallë interesimin. “Spurs” e kanë të qartë se do ta humbasin yllin e tyre, Christian Eriksen, ndoshta që në janar, pasi nuk ka pranuar të rinovojë. Duke e zëvendësuar atë me një tjetër yll, si Dybala, nënkampionët e Europës besojnë se nuk do të humbasin asgjë në cilësinë dhe konkurrueshmërinë e tyre.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit