Zbulohet premtimi “bom*ë” i Laportës për presidencën e Barçës

27 Nëntor 2020
12:27
Alfred Lleshi
back button

Para-kandidaturat tashmë janë duke u përvijuar për presidencën e Barçës. I fundit që ka hyrë në këtë proces është Joan Laporta, i cili ishte një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e klubit Blaugrana. Me atë lidhet koha e Pep Guardiolës te Barça, kur skuadra kapi majat e botës.

Në këtë kuptim, secili prej kandidatëve po përshkruan mbështetjen dhe premtimet për zgjedhjet. Josep Pedrerol paralajmëroi në “El Chiringuito” një detaj që i shqetëson shumë madridasit. Teksa Mbappé nuk duket i vendosur për t’u larguar nga PSG, sytë e “Los Blancos” janë kthyer tashmë nga Erling Haland, sulmuesi i Borussia Dortmund.

Në këtë kuptim, Pedrerol paralajmëroi: “Agjenti i Haaland është Mino Raiola dhe Joan Laporta është një nga miqtë e tij më të mirë”. Ky informacion u ratifikua më vonë nga José Alvarez, korrespondent i programit në Barcelonë, duke siguruar që Haaland do të ishte “bomba” e kandidaturës së Laportës për presidencën katalanase.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit