Zbulohet premtimi i Perez për lojtarët e Realit në rast se ata eleminojnë Arsenalin

14 Prill 2025
18:50
Telesport
back button

Të mërkurën në mbrëmje, Real Madrid do të presë Arsenalin në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit për të përcaktuar gjysmëfinalistin e Champions League.

“DefensaCentral” raporton se Florentino Perez ka takuar lojtarët e Realit dhe ka një premtim për ta në rast se përmbysin humbjen 3-0 në “Emirates”. “Nëse fitoni dhe na kualifikoni për në gjysmëfinale, do të ketë një shpërblim të madh nga klubi”, mësohet të ketë thënë Perez.

Pavarësisht humbjes 3-0, optimizmi te kampi madrilen është i madh për të tentuar përmbysjen e madhe, gjë që nuk është hera e parë për një klub si Real Madrid. Për të rritur akoma dhe më shumë motivimin e lojtarëve në fushë ka menduar dhe tifozeria e “Los Blancos” e cila do të ndërtojë një super koreografi dhe do të krijojë një atmosferë të zjarrtë, duke u mbledhur edhe jashtë stadiumit për të mirëpritur autobusin e ekipit dhe për të frymëzuar më shumë lojtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit