Zbulohet shifra e frikshme që ka fituar Southgate nga jeleku

3 Shkurt 2020
18:31
Denis Hakanaj
back button

Çështje stili dhe parash.

Mjafton të pyesim trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, i cili ka pasuruar llogarinë bankare veshjes së mbajtur pothuajse në çdo ndeshje të kombëtares angleze.

Siç ka bërë të ditur The Sun, pas Botërorit në Rusi, Southgate duket se ka arkëtuar 200 mijë sterlina nga të drejtat e imazhit falë jelekut që e ka karakterizuar gjithmonë.

Në Angli, në fakt, shitjet e kësaj veshjeje të veçantë duket se janë dyfishuar pasi trajneri i kombëtares e ka veshur gjatë gjithë turneut të zhvilluar në tokën ruse. Një burim i cituar nga The Sun ka shpjeguar:

“Gareth është dalluar gjatë Kupës së Botës me jelekun e tij. Dukej shumë elegant dhe është kthyer në një veshje për të cilën njerëzit mendojnë automatikisht kur e shohin. Ka bërë mrekulli për imazhin dhe tij dhe llogarinë e tij bankare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit