Zbulohet shuma e majme e dëmshpërblimit, që pengon largimin e Pochettino nga PSG

20 Qershor 2022
10:55
Alfred Lleshi
back button

Që nga përfundimi i Ligue 1 në Francë, pritet largimi zyrtar i trajnerit të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino. Edhe pse është e vërtetë që trajneri nuk është pjesë e planeve të Nasser Al-Khelaïfi, pas dështimit të fundit në Champions League, skuadra pariziene dhe trajneri duket se nuk janë dakord me dëmshpërblimin e ndarjes së parakohëshme.

PSG është denoncuar nga La Liga dhe po hetohet për gjoja shkelje të “Fair-Play-Financiar”, teksa pagesa e përfundimit të një kontrate para kohe do të llogaritet si një bilanc negativ. Për këtë arsye, objektivi i drejtuesve të klubit parizien është që ta ulin shumën prej 20 milionë eurosh, që duhet t’i paguhet trajnerit argjentinas për prishjen e njëanshme të kontratës, raporton “As”.

Kujtojmë se në fund të kohës së tij te Tottenham, Pochettino mori 14.6 milionë euro për të zgjidhur kontratën që kishte në fuqi me “Spurs”.

Pasi të përfundojë largimi i trajnerit argjentinas, ideja është të shpallet “ipso facto” zëvendësuesi i tij dhe për këtë pozicion duket se është përzgjedhur Christphe Galtier, pasi Zinedine Zidane kërkon të presë për të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares franceze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit