Zeman, deklaratë plot helm për Mourinho: Roma në finalen e Tiranës? Kjo tregon nivelin e ulët të “Conference League”

13 Maj 2022
8:00
Alfred Lleshi
back button

Zdenek Zeman feston sot 75-vjetorin e lindjes. Mesazhe të shumta urimi i kanë mbërritur trajnerit të Foggia-s, ish-trajner i shumë skuadrave në Itali, edhe i atyre kryeqytetase; Lazio dhe Roma.

Sot, bohemiani u rikthye të fliste për Romën, por e bëri këtë duke hedhur shigjeta drejt trajnerit të saj aktual: “A e çoi Mourinho Romën në finalen e Ligës së Konferencës? Kjo është shenjë e nivelit të këtij kompeticioni, i cili është shumë e ulët”.

Dihen kontrastet mes Zemanit dhe Mourinhos, polemika e fundit shpërtheu marsin e kaluar, kur pas një interviste të trajnerit bohemian, “Special One” nuk deshi t’i komentonte deklaratat e tij: “Nuk iu përgjigjem atyre që kanë fituar vetëm dy tituj në Serie B”.

Nesër, trajneri portugez do të flasë në një konferencë për shtyp në orën 16:00 dhe kushedi, ndoshta përgjigja e re për fjalët e ashpra të Zemanit do të vijë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit