Zemërarti Foster, ndihmon tifozin e moshuar dhe i bën një dhuratë speciale

15 Dhjetor 2019
20:21
Denis Hakanaj
back button

Mund të jesh hero edhe për një ditë. Refreni i “Heroes”, kënga e famshme e David Boëe, mund të jetë e përshtatshme për Ben Foster. rtieri i Watford-it ka jetuar ditë “heroike” në fushë, me një karrierë në nivele të larta që e ka parë të luajë edhe te Manchester United.

Numri një aktual i “Hornets” ka qenë protagonist i një ndërhyrjeje të madhe edhe jashtë fushës së lojës. Teksa po kthehej në shtëpi pas ndeshjes kundër Liverpool-it, Foster ka vënë re një tifoz të Watford-it, i cili po rrezikonte jetën duke kaluar rrugën.

Ka qenë një tetëdhjetëvjeçar, i cili po ecte pasi makina e kishte lënë në mes të rrugës. Problemet e të moshuarit janë bërë më serioze kur ai ka rënë në një kanal anash rrugës.

Foster është ndalur për të ndihmuar tifozin, duke u ofruar ta shoqëronte në shtëpi. Më pas ka ardhur edhe dhurata për Krishtlindje: abonim për ndeshjet e Watford-it edhe për sezonin e ardhshëm.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit