Zemra prishi firmën e tij te Milani, dështaku i Interit sot firmosi në Serie B!

8 Nëntor 2019
17:58

Tani është hedhur edhe firma zyrtare: Jonathan Biabiany ka firmosur me Trapanin në Serie B dhe është gati për aventurën e re italiane. i datëlindjes 1988, sezonin e shkuar ishte te Parma e cila nuk i rinovoi kontratën. 

Francezi, me shumë se 200 ndeshje në Serie A dhe 8 në Kupat e Europës, është ideali i zgjedhur nga klubi i Serie B për të tentuar mbijetesën.

Kujtojmë që Biabiany është rritur te Interi dhe pas huazimeve të ndryshme, sidomos te Parma, arriti të kthehej dhe të luante. Problemet në zemër bënë që të mos firmoste me Milanin, që në ditën e fundit të merkatos mori Bonaventura. Më pas, aventura te Sparta Praga por edhe rikthimi te Parma… Tashmë, aventura në Serie B.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit