Zenit-Juventusit luhet në mot të acartë, bora ka mbërritur në Shën Petersburg

20 Tetor 2021
15:22
Alfred Lleshi

Zenit-Juventus, alarmi i motit të acartë bie. Ndeshja midis rusëve dhe ekipit të Allegrit, e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, mund të luhet në borë dhe në një klimë shumë të ashpër. Në këto orë, reshjet e para të borës së këtij viti kanë mbërritur në Rusi. Në Shën Petersburg, aktualisht temperaturat janë 2 gradë celcius.

Mendoni sa më ftohtë mund të jetë natën, kur të startojë ndeshja, nga ora 21:00. Zenit u kujdes për zbulimin e kushteve klimatike, teksa postoi një fotografi dhe një mesazh në profilin e tij në Twitter. Ishte njëlloj paralajmërimi për bardhezinjtë e Allegrit:

“Bora e parë e vitit ka mbërritur në Shën Petersburg! Juventus, ju mund të prisni që ‘Gazprom Arena’ ta ketë këtë pamje në kohën e fillimit të lojës!” Teksti u shoqërua me një fotografi arkivore, që portretizon stadiumin rus të zhytur plotësisht nga bora.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit