Zërat për Juven, lëvizja e Mendes dhe mesazhi në rrjetet sociale: Milan merr vendimin për yllin

2 Gusht 2020
16:42
Denis Hakanaj

Një sezon me ulje-ngritje, i mb yllur në mënyrë pozitive.

Një vit më parë Leao bëhej një lojtar i Milan-it, 12 muaj më pas, për portugezin ka ardhur koha e bilanceve.

Nuk mund të mohohet se diçka më shumë pritej nga një lojtar i paguar 30 milionë euro (plus kartoni i Tiago Djalo, i vlerësuar 5 milionë euro), por statistikat, 6 gola dhe 3 asiste në 31 ndeshje, 12 prej të cilave si titullar, dhe fundi i sezonit në rritje i kanë siguruar një notë kaluese dhe një shpresë për një të ardhme premtuese.

Pas transferimit të Ibrahimovic te kuqezinjtë, ish-lojtari i Lille ka ndryshuar marsh, edhe pse nuk ka qenë një zgjedhje e parë, ai ka rritur të lërë shenjë kur i është dhënë mundësia, duke u kthyer në një alternativë.

Do të jetë i tillë edhe në sezonin e ardhshëm sepse, me përjashtim të ofertave të rëndësishme, e ardhmja e tij do të jetë kuqezi. Është i bindur për këtë Milan-i, e ka theksuar edhe vetë lojtari me një mesazh në rrjetet sociale:

“E mbyll sezonin tim të parë me këtë klub të madh me një fitore, do të marrim më shumë sezonin e ardhshëm”.

Leao nuk preket, edhe Mendes duhet të bindet për këtë. Në javët e kaluara ia ka ofruar Atletico Madrid-it dhe Wolves-it, dy prej skuadrave të interesuara bashkë me Napoli-n.

Ndërsa nuk ka asgjë të re nga fronti Juventus, që duket se ka objektiva të tjerë për sulmin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit