Zërat për krizën në çift mes Ramos dhe Pilar Rubio janë të vërteta: Gjërat nuk duken aspak mirë…

22 Nëntor 2023
14:32
Alfred Lleshi
back button

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një nga çiftet më të njohur. Edhe pse u martuan në Seville në vitin 2019, ata kanë 11 vite bashkë, kanë sjellë katër fëmijë të përbashkët në jetë dhe kanë qenë gjithmonë shumë të afërt. Shkurtin e kaluar mediat nisën të flitnin për një krizë në martesë dhe tashmë, burime pranë çiftit kanë siguruar se ata nuk janë mirë.

Kur futbollisti luante në Paris, partnerja e tij udhëtonte çdo javë për të bashkëpunuar në “El Hormiguero”, për ta regjistruar programin e “Telemadrid”. Ajo shpjegoi se bëri gjithçka që ishte e mundur për të fjetur me familjen e saj. Kjo verë ka qenë ndryshe, ata nuk ishin bashkë me pushime, pasi Pilar po regjistronte një program në Ishujt Kanarie, në bashkëpunim me TVE.

E gjithë familja ishte e pranishme më 6 shtator, në prezantimin e Ramos te Sevilla, diçka që qetësoi zërat për një krizë. Edhe kështu, këto zëra janë rritur sërish, pasi futbollisti ka marrë pjesë në disa evente, ndërsa Pilar Rubio nuk e ka shoqëruar siç bën zakonisht.

Revista “Diezminutes” ka raportuar ekskluzivisht se pak javë më parë, futbollisti ka shkuar në një festë i shoqëruar nga Mala Rodríguez, me të cilën ka një miqësi të mirë.

Të hënën e kaluar, më 13 nëntor, sevilliani mori pjesë në festën që kompania diskografike “Sony” organizoi për të nderuar Alejandro Sanz, së bashku me René dhe kunatin e tij, Carlos Muela. Sipas revistës, “ata u argëtuan me tre të ftuar të rinj”.

Indicia e fundit ishte “Latin Grammy 2023” ku Ramos u shfaq pa bashkëshorten sërish, event në të cilin mori pjesë Miriam, motra e andaluzianit. Sipas “Espejo Público”, prezantuesja ka qenë e ftuar, por nuk mori pjesë për shkak të marrëdhënies së keqe që ka me familjen e Ramos.

Burime pranë çiftit kanë siguruar për “Vanitatis” se prezantuesja nuk ka shumë miq në Seville dhe nuk besojnë se “gjërat do të rregullohen. Nuk duken mirë. Pilar është një grua e pavarur në çdo kuptim, është përpjekur të përshtatet me shumë nga hobit e Sergio, por në fund nuk e gjen vendin e saj që meriton”.

Këto dëshmi kanë shpjeguar se për madrilenen, “Sevilla nuk është shtëpia e saj”, se ajo është shumë “më urbane” dhe nuk është e kënaqur me jetën në pasurinë e Bollullos. Nga ana tjetër, kthimi në Seville ishte prioritet për Ramos, pasi i pëlqen jeta në fshat, flamenko dhe shoqërimi me miqtë e tij, diçka që Pilarit nuk i pëlqen fare.

Madje, ka kohë që nuk shkëmbehen “like” në rrjetet sociale, diçka që ka tërhequr vëmendjen. Tani për tani asnjëri prej tyre nuk ka folur, ndaj duhet të presim lajme të reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit