Zërat për një huazim të mundshëm, Piatek mesazh të koduar Milanit?!

18 Nëntor 2019
17:18
back button

Krzysztof Piatek ka folur në një intervistë të gjatë për “TVP Sport” së fundmi, ku çështja më kryesore që është diskutuar ka qenë Milani. Polaku ka rrëfyer transferimin në “San Siro”, ndërsa më pas ka dhënë edhe një mesazh.

24-vjeçari shprehet se herës tjetër që do të ndërrojë klub, kërkon që vlera e tij të jetë 60-70 milionë euro. Piatek mund të thoshte thjesht që është ambicioz, pa qenë nevoja për shembuj, por ndoshta “Pistoleta” ka dashur të ngacmojë drejtuesit e Milanit, që sipas raportimeve të fundit po mendojnë edhe që ta huazojnë në ndonjë ekip tjetër.

“Ndodhi aq shpejt sa nuk pata mundësi as të kuptoja se sa e rëndësishme ishte ajo që po më ndodhte. Isha i fokusuar vetëm te puna. Në futboll gjithnjë duhet të vendosësh objektiva të rinj. Tani kushtoj 38 milionë euro dhe dua që herës tjetër që të ndërroj klub vlera të shkojë të paktën 60-70 milionë euro. Duhet të jesh ambicioz dhe të punosh fort. Jam vetëm në fillim të karrierës time, ku është sezoni i dytë që luaj në Serie A, një nga kampionatet më të fortë të Evropës.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit