Zëvendës trajneri, Xhafa: Në kohën time objektiv ishte vetëm titulli për Tiranën!

7 Dhjetor 2018
16:49
back button

Erion Xhafa është trajneri, që nga sot do të jetë krahu i djathtë i Ardian Memës, në rolin e zëvendësit të tij. Gjatë ditës së sotme ai është prezantuar zyrtarisht edhe për mediat, teksa ka mbajtur dhe një konferencë për shtyp. Xhafa u shpreh se Tirana është në një moment të vështirë, ndërsa në kohën kur ai ka qenë pjesë e saj si futbollist, objektiv i vetëm i bardhebluve ishte titulli.

E vërtetë është, momenti është shumë delikat për pikët që ka. Shpresojmë të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë. Unë kam ardhur për të ndihmuar sadopak me kontributim tim dhe me eksperiencën time presor Ardin.

 Shpresoj të jem futur me këmbën e mbarë. Ambientin e gjeta shumë ndryshe, sepse kur kam qenë unë lojtarë i Tiranës, objektivat nuk kanë qenë për të mbijetuar por për të fituar titullin. Por edhe këto objektiva që ka Tirana tani, nuk besoj se janë objektivat real. Shpresoj që me disa ndeshje të mira tabela ndryshon”-tha Xhafaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit