Zëvendësimi i Kamzës, FSHF shpik formulën e veçantë

17 Maj 2019
16:00
Eraldo Harlicaj
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar formulën që do të përcaktojë ekipin e 20-të të Kategorisë së Parë. Rrëzimi i Kamzës ka detyruar Federatën që të gjejë një zgjidhje tjetër për të ngjitur një tjetër skuadër. 

Zyrtarët e FSHF-së kanë njoftuar se skuadra që do të zëvendësojnë Kamzën do të përcaktohet nga humbësit e "play-off"-it të Kategorisë së Parë. Shanset i skuadrave për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe ekipet që synojnë të ngjiten nga Kategoria e Dytë janë më të mëdha.  

Njoftimi i FSHF – "Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në ineterpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020.

• Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë", – shkruan FSHF. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit