Zëvendësues i Ancelottit te Real Madridi? Ja si i “driblon” këto zëra Xabi Alonso

2 Tetor 2023
11:00
Alfred Lleshi
back button

“Është shumë herët, sapo mbyllëm shtatorin, kështu që nuk është një temë diskutimi për momentin”. Kështu, Xabi Alonso u përpoq të shuante zërat gjithnjë e më këmbëngulës se ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, në vend të Ancelottit, i cili do të spostohet në pankinën e kombëtares së Brazilit nga qershori i vitit të ardhshëm.

“Kemi përpara një sezon të tërë për ta përballur, ndaj këto thashetheme mund të ndikojnë në performancën e ekipit, – pohoi trajneri spanjoll i Leverkusenit. – Ky nuk është rasti me lojtarët e mi, të cilët e dinë se si funksionon futbolli. Këto zëra nuk kanë qenë problem për askënd. Nuk kam folur me asnjeri për diçka të tillë dhe nuk do ta bëj, për momentin nuk na intereson”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit