Zgjedhja emergjente, Braithwaite i kushton Barcelonës 1.28 milion euro për ndeshje!

21 Shkurt 2020
11:00
back button

Barcelona zyrtarizoi ditën e djeshme si lojtarin e saj më të ri Martin Braithwaite. Ky i fundit u mor nga Leganes për 18 milionë euro, si zgjedhje emergjente për sulmin, pasi Suarez dhe Dembele janë të dëmtuar.

Me një llogari të thjeshtë, klubi i Barcelonës ka paguar për Braithwaite 1.28 milion euro për ndeshje, pasi në La Liga kanë mbetur për t’u luajtur edhe 14 javë. Nëse do ta përkthejmë në minuta, atëherë katalanasit kanë paguar për Braithwaite rreth 14 mijë euro për minutë.

Ish-sulmuesi i Leganes zor se do të qëndrojë në “Camp Nou” përtej qershorit dhe kjo gjë është konfirmuar dhe nga agjenti i tij, i cili është shprehur se ka biseduar me klubin dhe është rënë dakord që në verë Braithwaite të gjejë një ekip tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit