Zgjedhjet te “Mundja”, zgjidhet presidenti i ri dhe këshilli drejtues

5 Dhjetor 2020
14:16
Alfred Lleshi
back button

U zhvillua sot asamblenë e FSHM (Federatës Shqiptare të Mundjes), ku u zgjodh presidenti i ri, Sahit Prizreni, dhe këshilli i ri drejtues. Pra, stafeta e kreut të kësaj federate të rëndësishme të sportit në vend kalon nga Martin Biba tek një tjetër ish-kampion i mundjes. I pari, sikurse dihet, ka vendosur kandidaturën për t’u zgjedhur në krye të KOKSH-it, në zgjedhjet që duhej të bëheshin brenda fundit të këtij viti, por ende nuk është e sigurt se kjo do të ndodhë. Vetë Biba ka uruar të zgjedhurit e rinj: “Urimet më të mira dhe suksese! Falenderimi i veçantë shkon për 12 klubet anëtare dhe për mundjen shqiptare! Sukseseeeee!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit