Zgjohet Arsenali, mision në Brazil për të marrë yllin e Seleçaos

15 Korrik 2019
12:18
back button

Arsenali nuk ka bërë asgjë në merkato këtë verë dhe tifozët janë duke e humbur durimin, pasi është e qartqë që skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka nevojë për përforcime cilësorë në çdo repart.

Megjithatë, një goditje e madhe mund të jetë duke u mbyllur në këto orë, sepse sipas lajmeve nga Brazili, klubi anglez ka dërguar përfaqësuesit e vet për të firmosur marrëveshjen me Gremion për talentin e vet Everton.

Everton Cebolinha, siç njihet sulmuesi anësor në Brazil, ka shkëlqyer në kampionatin brazilian vitin e shkuar dhe mahniti edhe në Copa America këtë verë, ku u shpall shënuesi më i mirë me 3 gola dhe Njeriu i Ndeshjes në finalen kundër Perusë, ku shënoi golin e parë.

Para disa muajsh Milani kishte nisur bisedimet dhe ishte gati të paguante 40 milionë eurot që kërkon Gremio, por largimi i Leonardos ndali gjithçka, sepse shpenzimi u konsiderua i tepërt për arkat e klubit kuqezi, që nuk po gjen mënyrën për të shitur disa lojtarë të tepërt.

Këtu përfiton Arsenali, sepse shtë gati të paguajë shifrën e kërkuar nga Gremio, ndërkohë që në Brazil kanë udhëtuar edhe mjekë të dërguar nga Arsenali, për të kontrolluar menjëherë formën e sulmuesit dhe për të firmosur direkt në Porto Alegre.

Me emra si Aubameyang e Lacazette në sulm, Arsenali kërkon hallkën lidhëse me mesfushën, sepse ka shumë lojtarë me tipare mbrojtëse dhe Özil e Mkhitaryan nuk kanë dhënë atë që pritej prej tyre, ndaj Everton do të ishte lojtar thelbësor me lëvizjet e tij pa fund dhe pasimet për sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit