Zgjohet Leicester dhe “zbulon” fitoren ndaj ekipit që ka shpenzuar 150 mln euro merkato! Ky gol i Daka me thembër ia vlen biletën (PAMJET)

3 Tetor 2022
23:04
Telesport

Me ne fund, Leicester City “zbulon” se ekziston edhe fitorja dhe bën kthesën e parë për këtë sezon. “Dhelprat” bën “poker” ndaj Nottingham Forest dhe dhuruar super spektakël për tifozët që ndodheshin në shkallët e “King Power Stadium”.

Djemtë e Rodgers dominuan gjithë pjesën e parë, me protagonist absolut James Maddison. Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 25’ dhe i dha avantazhin vendasve. Vetëm dy minuta më pas ishte Barnes, ai i cili me një perlë gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Vardy.

Në minutën e 35’ Maddison do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, ndërsa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leicesterin.“Dhelprat” do të gjenin rrugën drejt  rrjetës edhe në fraksionin e dytë, me Daka që vulosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 73’ dhe njëkohësisht i dhuroi “poker” ekipit të tij.

VIDEO E GOLIT ME THEMBER

Ndërkohë miqtë tentuan të reagonin, ndërsa rastin më të mirë e patën në minutën e 88’, me Gibbs-White që kaloi mbrojtjen e vendasve dhe tentoi të realizonte me goditje qendrore, por Ward pati një reagim të menjëhershëm dhe e mbajti të paprekur portën e tij.

Kështu pas mbylljes së raundit të 9 të Premier League, Leicester City ngjitet në vend të 19-të me 4 pikë, teksa Nottingham Forest bie në vend të fundit, por me pikë të barabarta me “dhelprat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit