Zgjohet Teuta, kujtohet se duhet të prezantojë mbrojtësin e ri!

13 Qershor 2019
11:02
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka prezantuar më në fund mbrojtësin Alexandros Kouros. Fotot e prezantimit zyrtar ishin bërë publike më përpara në Panorama Sport, por tashmë klubi ka kuptuar se duhet ta prezantojë futbollistin dhe vetë… pas dy ditësh! Sjellje dinjitoze e një klubi që pretendon të arrijë nivelet europiane. 

Mbrojtësi i krahut të majtë është një përforcim mjaft i goditur nga ana e durrsakëve. Ai ka luajtur në Superligën greke, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në skuadrën e Kerkyrës në ligën e dytë. Kouros ishte dhe pranë Kukësit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët mes palëve. 

Njoftimi – "Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtësin e majtë Alexandros Kouros. Alexandros Kouros është futbollisti më i ri i Teutës. Mbrojtësi ka kryer vizitat mjekësore paraditen e sotme, teksa më pas ka zbritur në zyrat e 'Stadiumit Niko Dovana', për tu prezantuar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e Kerkyra FC", – shkruhet në njoftim. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit