Zguro gjen shumë shpejt ekip të ri, lojtari i surprizon të gjithë

24 Dhjetor 2018
20:26
Eraldo Harlicaj
back button

Vangjel Zguro zyrtarizoi largimin nga skuadra e Kukësit pasditen e sotme, por nuk ka vonuar shumë dhe është prezantuar me skuadrën e re. Mbrojtësi i krahut të majtë është bashkuar sërish me skuadrën e Kamzës. Para kalimit tek ekipi verilindor, Zguro ishte pjesë e kamzalinjve për gjysmën e dytë të sezonit 2017-18. 

E njëjta skenë duket se do të përsëritet sërish, pasi 25-vjeçari u shfaq në darkën e mbrëmjes së Krishtlindjeve ku presidenti Naim Qarri kishte mbledhur skuadrën e tij. Zguro "u prezantua" me këtë formë si përforcim për trajnerin Ernest Gjoka. Afrimi i tij përforcon më tepër ekipin kamzali në një garë të ethshme për të qëndruar në Superiore. 

Zguro luajti 11 ndeshje me Kukësin, nga të cilat 10 si titullar. Ai nuk arriti të fitonte formacionin e parë, pasi trajneri Armando Cungu preferoi Simo Rrumbullakun. Gjatë dëmtimit të këtij të fundit, Zguro luajti dhe mori minuta, por vetëm aq. Lojtari prishi marrëveshjen me mirëkuptim me drejtuesit e klubit nënkampion të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit